Lajme

‘Bukë, krypë e zemër’/ Monika Kryemadhi u shërben ushqim familjarëve në shtëpinë e Gëzimit në Elbasan (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet duke u shërbyer bukën të pranishmëve në shtëpinë e Gëzimit në rajonin 3 në Elbasan.

Kryemadhi e ka përgatitur vetë bukën, dhe pasi ajo piqet ua shërben familjarëve nëpër pjata. “E ka qa fare, është vendi që hahet këtu tek unë, kush vjen kërkon bukë”, thotë kryefamiljarja.

“Bukë e kripë e zemër në shtëpinë e Gëzimit në Rajonin 3 të Elbasanit. Vërtetë varfëria ka prekur xhepat e qytetarëve por zemrat e tyre janë plot me dashuri dhe mirësi që i mban të fortë mes vështirësive. Pasi folëm për prioritetet e LSI në qeverisje i shërbeva me shumë kënaqësi bukën e ngrohtë të pasdites”, shkruan Kryemadhi krahas videos së postuar.

Mesa duket shfaqja në publik dhe media sociale duke gatuar, duke shërbyer ushqim apo duke u bërë një me tregtarët që shesin, është bërë trend kohët e fundit, meqënëse jemi pranë zgjedhjeve. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë e Kryemadhit që shfaqet duke gatuar apo duke larë enët, ndërkohë që dhe Lulzim Basha pak ditë më parë u shfaq duke gatuar në shtëpinë e tij, video e cila shkaktoi shumë diskutim në media. Edhe Rudina Hajdari nuk gel mbrapa, pasi së fundmi është shfaqur duke shitur në treg apo duke përgatitur djathin kaçkavall në Gramsh.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close