Lajme

“Bukën e pjekim në hi”, të braktisur nga fëmijët dhe mes skamjes, çifti i të moshuarve në Përrenjas kërkon ndihmë

Këta janë Halit dhe Leke Mullata, dy të moshuar nga fshati Farret i Përrenjasit. Jeta është treguar e padrejtë me ta, varfëria dhe mjerimi i tejskajshëm janë ulur këmbëkryq në sofrën e pleqve, të cilët janë braktisur nga 5 fëmijët e tyre.

Përveç kësaj, të moshuarit shtyjnë ditët e tyre në një banesë të rrënuar, me mure të çara duke pritur nga momenti në moment që çatia t’u shembet sipër kokës. 76-vjeçarja rrëfen kushtet ekstreme të jetesës, madje si është detyruar gjatë gjithë jetës të pjekë bukën në vatrën e oxhakut mbuluar me hi. 81-vjeçari tregon se bukën e përditshme e sigurojnë nëpërmjet borxheve.

Të moshuarit i bëjnë thirrje shtetit shqiptar që të ofrojë ndihmë sadopak për ta. Numër kontakti për të ofruar ndihmë: 069 945 0077

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: