Categories Lajme

Bulmeti dhe vezët, rritje çmimi me 25% në dhjetor nga kërkesa e lartë për ëmbëlsira

Teksa rritja e përgjithshme e çmimeve nisi të zbutej gjatë muajit dhjetor 2022, çmimet e bulmetit dhe vezëve shënuan rritjen më të lartë historike me 25.4% në krahasim me dhjetorin 2021.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga 13 grupet kryesore të ushqimeve bulmeti dhe vezën shënuan rritjen më të lartë. Me ritme të ngjashme u rrit edhe çmimi i yndyrave.

Kjo rritje u nxit nga kërkesa më e lartë për gjalpë dhe vezë gjatë muajit dhjetor në respektim të traditës për gatimin e ëmbëlsirave (bakllavasë dhe shëndetësisë).

Çmimet e bulmetit që ishin në rritje të vazhdueshme përgjatë gjithë vitit 2022 në dhjetor panë një rritje të paprecedente kur në ditët e fundit të muajit 600 gram gjalpë fshati u shit për 1500 lekë.

Përgjatë dhjetorit një kilogram gjalpë u shit mbi 1600 lekë, teksa shumë shpesh tregjet kishin mungesë të këtij produkti. Shqipëri po përballet me krizë të furnizimit të rregullt me bulmet. Kjo krizë po vjen nga rënia e shpejtë e numrit të bagëtive sidomos fermave të vogla familjare dhe kufizimeve të importit, pasi fermat e mëdha kudo në Europë kanë reduktuar numrin e krerëve nga rritja e çmimeve të ushqimeve për kafshë pas luftës në Ukrainë.

Në Shqipëri blegtoria po kalon krizë për dy faktorë themelore. E para është tranzicioni demografik. Pakësimi i popullsisë dhe sidomos asaj në zonat rurale po shoqërohet me tkurrjen e krerëve të bagëtive. Së dyti fermat e vogla shqiptare nuk përfitojnë subvencione e për rrjedhojë nuk rezultojnë fitimprurëse.

Popullsia e rurale po shkon drejt plakjes dhe në pamundësi për ti shërbyer kafshëve për autokonsum, fermerët po shesin masivisht bagëtitë. Ky fenomen po krijon një kategori të re konsumatorësh të bulmetit që deri dje ishin prodhues. Bulmeti është baza e gastronomisë shqiptare, por ne zonat rurale është ushqim bazik.

Fermerët blegtorë lajmërojnë se ky vit do të jetë edhe më i vështirë nëse qeveria nuk ndryshon politikën e subvencioneve për të ndihmuar fermat e vogla dhe për të nxitur përpunimin e qumështit në baxho. Blegtoria shqiptare është e zhvilluar në ferma të vogla dhe zinxhiri i përpunimit duhet të jetë i tillë.

Mbi investimet në fabrikat e përpunimit të qumështit ndër vite po rrisin çmimin e bulmetit në mënyrë të panevojshme. Psh fabrikat e mëdha qumështit shpesh vihen në punë me 20% të kapacitetit investues, nga mungesa e lëndës së parë. Kostot e fabrikës janë të njëjta sikur prodhimi të jetë 5- fish më i lartë. Këto kosto po transferohen në çmime, rritja e të cilit nuk ka një ndarje të drejtë për fermerët. Teksa çmimet e bulmetit janë dyfishuar për disa produkte, çmimi për blegtorët e vegjël u rrit me 10-15 vitin e kaluar.

Kriza e blegtorisë përveçse ka sjellë një rritja të shpejtë të çmimeve të bulmetit po çon drejt zhdukjes disa raca autoktone, të cilat prodhonin bulmetin dhe mishin unik sidomos në zonat e Veriut të vendit./Monitor

Bulmeti dhe vezët, rritje çmimi me 25% në dhjetor nga

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME