Lajme

Bulqizë, Minatori humbi ekuilibrin dhe u mbyt, kjo është “varka” me bidona që punëtorët kishin për të shkuar në punë

Ditën e djeshme minatori Mustafa Kamishi humbi jetën në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë. Ai ishte duke lundruar me një varkë të improvizuar me bidonë kur u rrëzua dhe ra në ujë dhe humbi jetën.

Kamishi dhe dy punëtorë të tjerë që punonin në zonën e grumbullimit të ujërave të fabrikës së kromit ishin duke lundruar në rezervuar kur humbën ekuilibrin dhe ranë në ujë. Dy kolegët e tij shtetasit Rruzhdi Koçi dhe Avni Alliu e morën trupin e tij dhe e çuan në shtëpinë e tij që v dekja të dukej si natyrale.

Por policia zbuloi se v dekja e Kamishit ka ardhur nga mbytja në ujë pasi ka rënë nga varka e improvizuar dhe dy kolegët e tij janë përpjekur ta fshehin këtë fakt. Policia ka arrestuar Rruzhdi Koçin dhe Avni Alliun si dhe drejtorin e fabrikës së kromit shtetasin Islam Nika 53 vjeç pasi kanë tentuar të fshehin ngjarjen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: