Lajme

Bulqizë,Arrestohet 21-vjeçari, futet në oborrin e shkollës me makinë

Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Bulqizë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. I riu me mjetin e tij është futur në oborrin e një shkolle me makinë duke shqetësuar nxënësit. Po ashtu në pranga është vënë dhe një 27-vjeçar, i cili është autor i disa vjedhjeve.

Njoftimi i Policisë:

DVP Dibër Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Xh.K., 27 vjeç, banues në Dibër( i dënuar më parë për vjedhje). Ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje në zonën e Kavajës dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar 27-vjeçarin, me 6 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje”. Nga shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Xh., 21 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.

Ky shtetas me automjetin e tij është futur në oborrin e një shkolle duke u bërë shqetësim për nxënësit dhe më pas është larguar. Pas ndjekjes dhe ndalimit për verifikim ka rezultuar se 21-vjeçari drejtonte mjetin pa u pajisur me leje drejtimi. Gjithashtu ky shtetas me datë 01.03.2023, në Klos, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close