Categories Lajme

Burg per bandën e frikshme shqiptare të trafikut të drogës, konflikti i dy bosëve të saj, kapja e tyre

Trafikantët e drogës me në krye Bledar Shtembari kanë dalë para gjykatës italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar të drogës.

Banda shqiptare dhe më i njohuri i saj Bledar Shtembari u arrestuan tre vite më parë ndërsa tashmë kanë janë njohur me vendimet e gjykatës ndaj tyre.

Bledar Shtembari u dënua me 5 vjet e 4 muaj burg, Julian Tare me 4 vjet e 4 muaj burg dhe 4 mijë euro gjobë, Renato Hasa me 6 vite burg dhe 6 mijë euro gjobë.

Ndërkaq, një grua me origjinë rumune dhe një italian u dënuan me 10 muaj burg e një mijë euro, ndërsa një italian tjetër u shpall i pafajshëm.

Operacioni i policisë së 13 qershorit 2019 rezultoi në 12 masa paraburgimi, 7 me burg dhe 5 në arrest shtëpiak, shkruajnë mediat italiane.

Bledar Shtembari

Gjithashtu u dhanë edhe 12 masa; 23 për të gjithë të dyshuarit, ku pjesë e bandës ishin 11 shqiptarë, 7 italianë, 3 maqedonas, një bjellorus dhe një rumun.

Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës ndërsa njihen edhe si rivalët e bandës së bosit mafioz të Viterbos, shqiptarit tjetër Ismail Rebeshit.

Ismail Rebeshi

Të dyja bandat ishin në luftë me njëra-tjetrin për të marrë kontrollin e Viterbos për të dominuar tregun e kokainës.

Mes të arrestuarve ka dalë në gjyq edhe 42 vjeçari shqiptar, Erjion Collaku, i cili dyshohet se kishte rolin e “korrierit”, duke transportuar kokainën nga një vend europian në tjetrin.

Më 14 tetor të vitit 2020, katër prej tyre  u dënuan në shkallë të parë me 11 vjet burg: nga një vit Ridenc Medolli, 4 vjet Fatjan Sopi dhe nga 3 vjet Armand Cuni dhe Mario Kelmendi.

Drejtësia italiane arriti të çmontonte bandën e dorgës  pas hetimeve të karabinierëve të koordinuara nga DDA e Romës.

Sipas akuzës, të pandehurit kanë trafikuar lumenj kokaine nga Belgjika nëpërmjet Shqipërisë  dhe më pas dërgohej për në Itali.

Sapo droga mbërriti në Viterbo të Italisë ajo përpunohej në një apartament pranë stacionit Porta Fiorentina, më pas vendosej në kavanoza me oriz, për të zvogëluar dëmtimin për shkak të lagështirës.

Dhjetëra trafikantë droge të shpërndarë në të gjithë zonën kishin për detyrë t’ua dorëzonin lëndën narkotike bosëve të tyre si dhe e shpërndanin në klubet e natës në Itali./panorama.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME