Lajme

Burg të riut nga Fushë Kuqja, alibia në gjyq: Do i çoja motrës një porosi, s’di gjë për drogën!

“Arrest me burg” për 31-vjeçarin Armando Papa, i cili u kap me një sasi heroine. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Tiranës.

Në sallën e gjyqit, Papa mohoi se kishte lidhje me 41 kg lëndë narkotike që iu gjetën në makinë.

Para togave të zeza Papa ka deklaruar se po shkonte në Rinas për t’i dërguar një porosi motrës së tij, duke shtuar se pakot me drogë ia kanë vendosur në makinë pa dijeninë e tij.

Ndërkohë, avokati i tij ka kërkuar një masë më të lehtë, pasi Papa sipas tij vuan nga sëmundje e pashërueshme dhe duhet që të marrë trajtim mjekësor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close