Lajme

Burrë e grua, rrihen për gjellën/ 79-vjeçari xheloz e godet me grushte, gruaja i ngul thikën

Një çift në Tiranë është aq i pandashëm sa edhe për d hunën në familje do gjykohen së bashku. Ata janë të dy të moshuar, burri i moshës 79 vjeç dhe gruaja e moshës 71 vjeçe. Ata u grindën aq shumë me njëri-tjetrin për ushqimin, sa më pas u goditën me ç’të mundnin, ku nuk munguan as flakja e tenxhereve dhe tepsive. Në dosjen që TCH disponon thuhet se kallëzimi u dorëzua nga e moshuara me inicialet L.S., ndërsa sherri ndodhi pasi bashkëshorti u kthye në banesë.

‘Im shoq më kërkoi llogari pse dhe për kë gatuaja kaq shumë ushqim dhe nisi t’më godasë me grushta’ – thotë e moshuara.

Por kur policia ka thirrur 79 vjeçarin, ai akuzoi gruan se kur e pyeti pse gatuante sikur ishin tre persona në shtëpi, ajo nxorri tepsinë dhe e gjuajti. Pas kësaj, përshkruan prokurorja e çështjes, të dy u konfliktuan me enët e kuzhinës, derisa gruaja mori thikën e kuzhinës dhe e qëlloi, mbasi i shoqi flaku gatimin. Të dy ata, përveç akuzës së ngritur nga prokurorja Suela Salavaci, kanë marrë urdhër mbrojtjeje nga njëri-tjetri.

Por gjykata civile thotë se e gjendur në kushtet kur ka përsëritës po aplikon largimin nga banesa të dhunuarit. Ndërsa dhuna vijon të jetë në rritje , sipas policisë përveç 350 burrave të arrestuar po vërehet që ka një trend në rritje të grave që po dhunojnë vjehrrën, motrën apo kunatën./ Top Channel

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: