
Një ngjarje si në filma komedianë ka ndodhur pak më parë në Shkodër, ku dy persona, burrë e grua kanë tentuar të grabisin një argjendari me anti-djersë. Po, mirë e lexuat. Ata kanë përdorur antidjersën si mjet për të neutralizuar pronarin. Mirëpo, pronari i argjendarisë ka mundur të parandalojë grabitjen e dyqanit të tij, ndërsa arratisja e autorëve nuk ka zgjatur shumë, pasi personat janë arrestuar.
Njoftimi i policisë: Shkodër – Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes në Shkodër të një argjendarie. Tentuan të vidhnin me dhunë, në një argjendari, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar. Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të v jedhin me d hunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.