
Olta Gixhari ka folur për herë të parë pasi doli nga shtëpia e BBV.
Ajo ka komentuar fjalët që kanë qarkulluar në rrjet për të dhe gjithë thashethemet. Një ndër to ishte dhe fakti që Dori kishte blerë çmimin e madh për bashkëshorten e tij.
‘Burri im e ka blerë çmimin dhe unë do ta fitoj. Top Media e ka ndarë mendjen që do ma jap mua. Ky ishte thashethemi më i çmendur që kisha dëgjuar për veten. Të ishte ashtu unë do isha brenda”- tha Olta.
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Olta Gixhari ka sqaruar videon e bërë virale në rrjete sociale ku e pyesin nëse është e kënaqur.
Olta: Janë keqkuptuar shumë, jam e bindur që vajzat dhe gratë që po na shikojnë e kanë kuptuar se për çfarë po flasim, unë thjesht bëra një botox në ballë.
Ajo më thotë afrohu të të shoh ballin dhe unë afrohem dhe i them pas 2 javësh do shoh efektin, unë bëra një botox në mënyrë të fshehur sepse më ishte tekur që në atë program u plaka shumë dhe mu bë psikozë dhe thash nuk dua më të shtohen rrudhat dhe u thashë ju lutem të bëj një botox për ballin. Nëse më kërkoni të lëviz ballin, nuk, është bërë drru. Për ata që kanë menduar se ishte një bisedë për Kiarën, a je e kënaqur që nxorëm Kiarën.
Olta Gixhari e ftuar tek “Më lërë të flas”, teksa ka komentuar eksperiencën e saj dhe raportin që ka tashmë pas daljen me djalin dhe bashkëshortin.
Nuk kanë munguar pyetjet pikante nga vëllezërit Veshaj, të tipit: A e gjete burrin si e le?
Kam harxhuar gjithë kohën më djalin tim
“Meqë natën e spektaklit që unë dola djali ishte pak I ftohtë dhe u duk sikur ishte larguar apo më kishte harruar, kur shkova në shtëpi ai hidhej mbi krevat dhe thoshte “mami, mami të dua shumë”.
Dorin e kishte marr malli shumë. Nga mendorja ishte shumë mire.
U rikuperuam shumë shpejt famljarisht.”- tha Olta.