Categories Lajme

Burri që mbledh kanaçe shpërthen në lot në gjykatë, u arrestua pa dokumente: Kam 7 fëmijë, nëse s’më jepni motorin më ktheni në qeli’

Një burrë i moshës 40 vjeç nuk u shfaq aspak i gëzuar kur gjyqtari i komunikoi se po e nxirrte nga burgu nën një masë tjetër sigurimi, që ai të shkonte në shtëpi dhe të kujdesej për fëmijët.

E.R sipas burimeve shpërtheu në lot dhe i trishtuar tha : “Nëse nuk më ktheni dhe motorin mos më lironi kot, më mirë më dërgoni në burg.”

Sipas materialit të referuar nga policia ,40 vjeçari nuk e mbante motomjetin për argëtim dhe as që është i apasionuar mbas tyre. Por E.R u arrestua nga qakullimi rrugor për drejtim mjetesh në gjendje të parregullt.

Materiali policor që iu tregua Gazetasi.al thotë që babai i shtatë fëmijëve u konstatua nga një patrullë policie duke ngarë një tricikël, të përshtatur si mjet pune. Por për të vërtetuar aftësinë 40 vjeçari rezultoi që nuk dispononte asnjë dokument.

Pa një pa dy oficerët i hodhën prangat, siç veprojnë me shumë drejtues të tjerë që vërehen duke udhëtuar në gjendje të dehur apo pa dokumentacionin përkatës.

Ndonëse E. R i tha policisë se e kreu këtë veprim dhe nuk ishte pajisur me dokumenta pasi është në pamundësi financiare dhe nga mungesa e punës ai shpiku një mundësi të re.

“E krijova motoçikletën si një magazinë të vogël me të cilën mbledh mbetjet plastike apo hekur dhe çdo gjë që shitet sado pak para. Këto para më duhen për të ushqyer fëmijët, kam shtatë fëmijë dhe banoj në një shtëpi sociale në Tiranë. Jam pa asnjë mundësi për t’ia dalë. Mos më arrestoni”, mësohet t’i jetë lutur policisë 40 vjeçari.

Po mësohet se burri u prangos nën akuzën e drejtimit të motomjetit në mënyrë të parregullt. Media ndoqi këtë rast edhe në gjykatë pasi u njoftua nga një dëshmitar që dëgjoi lutjet dhe të qarat e burrit drejtuar policisë, që siç kuptohet veproi me “dorë të hekurt”.

Përpara gjykatës penale E.R bëhet me dije se kujtoi se ishte i vetmi që punonte në familje “Eci nëpër Tiranë dhe nëse gjej plastikë e gjëra të tilla i mbledh, ato kthehen në ushqimin tim dhe të fëmijëve”,  shtoi më tej 40 vjeçari.

Burimet i thanë se burri u mbrojt nga një avokat i shtetit për shkak të mungesës të të ardhurave, dhe kur gjyqtari shpalli masën e detyrimit me paraqitje, ai pyeti: “Po mjeti që më duhet për punë?”

Gjykata iu përgjigj se mjeti do vijonte të qëndronte i bllokuar derisa hetimet të mbyllen.

Kjo nuk u prit mirë prej tij, dhe me lot ai kërkoi që nëse nuk i kthenin edhe mjetin që kishte përshtatur për të fituar të ardhura, atëherë ta dërgonin edhe atë në qeli. Burimet i thanë se kërkesa e babait të 7 fëmijëve nuk u dëgjua./m.j

Burri që mbledh kanaçe shpërthen në lot në gjykatë, u arrestua pa dokumente: Kam 7 fëmijë, nëse s’më jepni motorin më ktheni në qeli’

E njëjta gjë ndodhi dhe me R. A 25 vjeç me banim pranë Shkollës së Qenve.

“Dola për bukën e gojës me papaq  dhe këta të lënë pa bukë. Kam dy fëmjjë dhe kujdesem dhe për tre vëllezërit jetimë. Me kapën sipas tyre duke e drejtuar pa leje” .

Policia këmbëngul se e konstatoi në bulevardin Bajram Curri pasi kishte modifikuar një karroceri dhe se motori nuk dispononte leje.

“Më ndaluan, iu thashë s’kam dokument, më lini të ha bukë e të rris fëmijët ju thashë policëve. Më arrestuan” .

Faleminderit,- tha i dyshuari dhe më pas i tha edhe gjyqtarit edhe prokurorit : ju rujtë Zoti inshallah.

Të dy burrat janë të komunitetit rom, tha prokuroria dhe siç bëhet me dije, prokurori do t’i kërkojë policisë t’ua kthejë mjetet dy të dyshuarve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME