Categories Lajme

Bushati reagon pas shkarkimit live nga ana e Ramës, flet për disa “projekte” që do i çojë përpara

Këtë të martë në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryeministri Rama shkarkoi live disa drejtues politikë të qarqeve të vendit, midis tyre dhe ish- Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, person me të cilin Rama ka patur mjaft përplasje kohët e fundit në çështje politike e veçanërisht në idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë, projekt të cilin Bushati e ka kundërshtuar drejtpërdrejtë.

Në dalje të Asamblesë, vetë Ditmir Bushati është shprehur shkurt por jo “pak” për nga mesazhet duke deklaruar se nuk e shqetëson ideja se nuk do të ketë më post politik në PS (përveçse atij të deputetit).

Bushati madje u shpreh se mungesa e një posti do e bëjë atë akoma më të vendosur për të çuar përpara projektet e tij, pavarësisht se ai vetë nuk i tha këto projekte.

Bushati: Te jeni te qetë do të ketë komunikime të mëtejshme. Nëse jam unë apo jo “mendimi ndryshe në PS”, për këtë duhet të pyesni të tjerë dhe jo mua. Nuk ka rendësi jam me post apo jo, por për çfarë çështjesh  luftoj. Mungesa e ofiqit me bën te jem edhe me i vendosur per te çuar përpare projektet e mia.

KE SHKARKOI EDI RAMA

Nga Asambleja Kombëtare, Edi Rama ka shkarkuar
live kryetaren e PS-së së Tiranës Blerina Gjylameti, përfshi këtu dhe Ditmir
Bushatin nga funksionet e tij politike në Shkodër.
 Nga ana tjetër, në
qarkun e Lezhës Rama ka shkarkuar Lindita Nikollën dhe detyrën ia ka ngarkuar
Sandër Lleshajt, Ministër i Brendshëm.

Rama: Njerëzit i dhanë kësaj partie mundësinë që të shënojë një tjetër
moment për të qenë krenar në historinë e saj, 30 qershorin, po ndalem këtu duke
shtuar se sigurisht procesi zgjedhor nis me organizatat pastaj vazhdon me
kryeartët, forumet, asamblenë, etj etj, kështu që deri atëherë secili ka një
detyrë dhe secili do të vlerësohet nga vetë procesi, por dëshiroj që tani, të
propozoj disa ndryshime

Në udhëheqjen e qarqeve: Duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin
politik Shkodër, qarkun do ta drejtojë Valdrin Pjetrit. Në Tiranë do të
drejtojë bashkërisht Elisia Spiropali dhe Ervin Bushati

Për arsye të disa ndryshimeve ne sekretariat Lindita Nikollës, që do ta
sqaroj më poshtë një detyrë tjetër, qarkun e Lezhës do ta drejtojë Sandër
Lleshi, ndërsa në të tjerat qarqe mbetemi njësoj.

Sa i përket sekretariatit, do bëjmë disa axhustime të nevojshme. Kemi
krijuar bazën për një format të ri organizmi i me tre këshillat drejtues, dhe
puna parashihet te jete goxha e rëndësishme dhe jo vetëm mbledhje për emërime
apo largime politike, kemi menduar të kemi një sekretare që do të koordinoje
punën për të pasur ndjekje te detyrave dhe nevojave te dala nga këshilli, do
ngarkoj Ilir Beqja.

Sekretaret e rinj

Ilir Beqja emërohet Sekretar për Koordinimin e Këshillave Drejtues

Lindita Nikolla, sekretare për burimet njerëzore

Blerina Gjylameti, sekretare për dixhitale

Sekretar për Rininë Gent Cakaj

Sekretar për Organizimin dhe Kordinimin Arben Pëllumbi./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME