Lajme

‘Buxhet mes fatkeqësive dhe ambicies për 2030-tën’, Rama mban fjalën në Kuvend: Rritje pagash për këto kategori dhe ulje taksash në 2022-shin

Ka nisur në Kuvend seanca maratonë, ku do të diskutohet në lidhje me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ku fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama, për të prezantuar të gjithë programin.

Sipas Ramës ky është një buxhet i ndërmjetëm, që synon të lërë pas krahëve dy vitet e vështira të ndikuara nga fatkeqësitë natyrore të tërmetit dhe të pandemisë së Covid 19. Rama bëri një prezantim të të gjitha zërave të Buxhetit, dhe rritjet që do të ketë secila prej tyre.

Pjesë nga fjala e Ramës: Ky është buxheti i parë i mandatit të tretë, është buxhet i ndërmjetëm mes fazës së dy fatkeqësive natyrore, dhe ambicies për dekadën ku kemi hyrë. Mbetemi ambiciozë për të nesërmen gjatë kurimit të dy plagëve të hapura të së djeshmes.

Asnjë sektor dhe asnjë reformë nuk është lënë pas dore pavarësisht dy fatkeqësive që është dashur të përballojmë. Pavarësisht krizës së energjisë që na ka ardhur në derë së fundi, rrisim mbështetjen për shtresat në nevojë, arsimin, shëndetësinë, mbajmë ekuilibër mes rritjes së investimeve publike, dhe mbajtjes nën kontroll të borxhit publik.

Përgjysmojmë taksën për pagat nga 40-50 mijë lekë, pothuajse përgjysmojmë pagën për personat që marrin nga 1.5 deri në 2 milionë lekë të vjetra, rrisim pagat për mësuesit dhe mjekët me 6%, rrisim pagat me 150% për punonjësit që punojnë jashtë vendbanimit, rrisim pagën me 30% për Forcat e Armatosura, nuk rrisim asnjë taksë, dyfishojmë ndihmën ekonomike për 15 mijë familje që kanë 3 apo më shumë fëmijë nën 18 vjeç.

Ligjërojmë pagën me 30 mijë lekë të reja për naftëtarët, për të gjithë vitin 2022. Indeksojmë pensionet, si dhe u japim bonusin e fundvitit, financojmë lindjet e reja, rimbursimin e barnave, financojmë vijimin e vaksinimit me 27 milionë dollarë. Për herë të parë fillojmë dhe me programet kombëtare të arteve dhe zejeve, dhe teknologjinë me një financim të posaçëm në Buxhetin e Shtetit.

Pastaj vazhdojmë nga sektori në sektor, ku Reforma në drejtësi do të ketë 8.4 milionë dollarë, jemi në një fazë të rëndësishme, ku vijon nga njëra anë pastrimi i llumit, dhe nga ana tjetër krijimi i institucioneve. Dua të them që duhet dhe më shumë durim për të gjithë ata që presin rezultate nga Reforma në Drejtësi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: