Categories Lajme

Buxheti 2022, Braçe: Të përjashtohen nga lista fiskale hotelet me 5 yje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur sot për buxhetin e vitit 2022 dhe paketën fiskale, duke paraqitur para deputetëve të tjerë në Kuvend propozimet e tij lidhur me 10 amendamente.

Braçe u shpreh se ka propozuar që të përjashtohen kryesisht bizneset e mëdha nga lista fiskale, të cilët paguajnë vetëm 6% tvsh pasi sjellin të ardhura në bilancet e tyre.

Propozimi tjetër i deputetit Braçe ishte heqja e furnizimit me tokë dhe ndërtesë në shitjen e parë për të gjitha zonat rezidenciale jashtë qyteteve dhe gjatë vijës bregdetare.

“Kam paraqitur mbi 10 amendamente në të 4 ligjet. Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar. Jemi ne që duhet të vendosim prioritet nga fillon radha e heqjeve të përjashtimeve, do ta nisim me të dobëtit, apo nga ata që mes favoreve akumolojnë para shumë.

Kam kërkuar fillimin e përjashtimit të listës për përjashtimin e listës fiskale, të biznesit të madh kryesisht, që kanë sjellë të ardhura të mëdha në bilancet e tyre. Në ligjin e TVSH të propozoja heqjen e shkallës së reduktuar të shkallës 6% për të gjitha hotelet me 5 yje, sepse çdo furnizim nga letra higjienike deri te pijet paguajnë vetëm 6% tvsh. Kjo masë u mor në vitet të shkuara por mendoj se mjafton vetëm një favor, ajo që i kemi dhënë të drejtën për të organizuar lojëra fati që ja kemi hequr pjesës tjetër.

Së dyti, përjashtimi i heqjes i furnizimit me tokë dhe ndërtesë në shitjen e parë për të gjitha zonat rezidenciale jashtë qyteteve dhe vijën bregdetare, të gjithë këtyre sipërmarrësve ju është bërë një favor, dhënia e statusit në këto zona dhe favori për zënien e territoreve të mëdha dhe është një shtëpi e blerë nga ata që kanë pasuri”, u shpreh Braçe.

Më tej, Braçe ka folur edhe për propozimin e tij në lidhje me skemën e bujqësisë, ndërsa shton se bujku dhe grumbulluesit humbja është e pastër!

“Propozimi lidhur me skemën e bujqësisë, çfarë ka ndodhur me qeverinë nga viti 2014 kur vendosi këtë skenë që e bënë 0 kompesimin e fermerit. Kemi tre faktorë, bujkun, grumbulluesin dhe eksportuesin, problemi është te dy të parët ndërsa eksportuesit me 0 tvsh përjashtohen. Çfarë ndodhi me skemën 6%? Grumbulluesi i shtoi 10 lekë vlerë të shtuar dhe doli në treg me 60 lekë, dhe duhet ti paguaja 10 lekë dhe i mbetën 2.8 lekë rroga dhe përfitimin e tij. Nëse shkojmë te skema 0 me 20 humbja është e pastër me 10 lekë për çdo grumbullues.

Atëherë pse të grumbullojë bujku, s’ka asnjë interes. Kemi një problem të përbashkët, edhe ne si deputetë edhe ata që janë jashtë, si do marrë bujku atë 20%? Nëse keni 2 mld lekë pse nuk bëni këtë gjë, paguani bujkut kompesionimin 20% dhe në krahun tjetër është të bëjë edhe grumbulluesin të interesohet të shkojë të grumbullojë. Skemat kush hyn i pari dhe garo konkurs me një sërë kushtesh nuk shpërndan sa ç’shpërndan kjo skemë”, tha Braçe.

Deputeti shton më tej se: “Nëse vendosim tvsh 10% kur tregu është i kapur nga 10 kompani, Na duhet të çlirojmë tregun nga këta 10 kartelët, siç para 10 vjetësh qeveria përcaktonte çmimet. Barra e taksave mbi bujkun do të reflektohet te fatura dhe do të rrisë kostot e bujkut.

Sot nuk ka fabrikë në Shqipëri që prodhon me qumësht pluhur, nëse ka kërkoj ndjesë. Legjislacioni jonë vajin e palmës nuk e takson, kam propozuar taksë dhe për këtë. Që qumështi pluhur dhe vaji i palmës të trajtohen njësoj”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME