Lajme

By Pass i Vlorës, gati në fund të Qershorit

Edhe 2 km rrugë për t’u përfunduar

Punimet në By Passin e Vlorës janë drejt fundit. Brenda Qershorit, ky aks do të jetë i kalueshëm për pushuesit e shumtë të bregdetit të Jugut, sipas të gjitha standardeve.

95% e punimeve në By Pass e Vlorës kanë përfunduar. Sipas inxhinierëve kanë mbetur vetëm 5% e punimeve apo e thënë ndryshe vetëm 2 km që përfshijnë zonën e Kaninës.

Zona e Kaninës ka qenë më e vështira për punimet inxhinierike.

Përfundimi i punimeve në këtë zonë do të shmangë futjen e automjeteve mes përmes Kaninës, ashtu si një vit më parë.

Në pjesët e tjera po vijohet me vendosjen e barrierave mbrojtëse dhe sinjalistikën.

Hapja e By Passit do t’i japë zgjidhje përfundimisht trafikut të rënduar që krijon sezoni turistik në qytetin e Vlorës e në Radhimë dhe do të shkurtojë në kohë distancën nga dalja e autostradës Levan – Vlorë deri në Orikum.

“Distanca e By Passit është 28,8 km që po të lëvizësh me 60km/orë do të jetë për 30 minita duke anashkaluar trafikun e qytetit”.

Në çdo 1.5 kilometër të këtij aksi është parashikuar një vendpushim panoramik për të shijuar bukurinë e bregdetit të Vlorës apo për të apasionuarit e shumtë pas fotografive.

Përfundimi i punimeve në këtë aks do të plotësohet me rrugën Orikum – Dukat dhe me tunelin e Llogarasë, vepra këto që do t’i afrojnë akoma më shumë plazhet e bukura të jugut, mjaft të frekuentuara nga qytetarët shqiptarë e mijëra turistë të huaj, që shtohen çdo vit. Tv Klan

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close