Categories Lajme

Bylykbashi i kujton Bashës: Në “21 janar” ishe me dylbi në tarracën e kryeministrisë

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka kujtuar ish-kryeministrit Berisha, 21 Janarin e 2011, ku u vranë katër protestues në bulevard gjatë një demonstrate të opozitës.

“Në nuk bëmë sot në PD atë që Berisha bëri në 21 janar” – tha Basha. Nisur nga kjo deklaratë, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, në një intervistë për Ora News tha se asokohe Basha bënte shefin e policisë nga tarraca e Kryeministrisë duke parë situatën me dylbi.

“Basha është ai që bënte shefin e policisë nga tarraca e kryeministrisë me dylbi me datë 21 Janar dhe u përpoq që t’ia faturonte 21 janarin të tjerëve. Beson se duke përdorur këto klishe të lodhura do të bëjë apel.

Nuk ka asnjë ekuivok sot mes anëtarëve të PD, popullatës, analistëve që kanë ndonjë dyshim që Basha ka humbur legjitimitetin. Sondazhet e tregojnë të shkërmoqur. Ditën që dogji mandatet dënoi me vdekje opozitën.

Vendimet e 2019 janë anti-amerikane, anti-europiane. Basha bëri gropën për zgjedhjet e 25 Prillit. Misioni i Bashës është për t’u bërë Kryeministër por nuk do të bëhet dot kurrë, mund të ketë edhe mision tjetër deri sa të shkatërrojë PD përfundimisht.

Deri në 2013 dhe 2017 grupi parlamentar kishte debat, kishte figura politike që nuk ishin nën kontrollin e tij. Kur ai e kuptoi se nuk po e manaxhonte dot më, pas një marrëveshje që Edi Rama i ofroi garancira, ai zhduku fibrën e partisë. Sot askush nuk i bën nder vetes nëse mendon se është deputet i Bashës” – tha Bylykbashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME