Categories Lajme

Bylykbashi: Qeveria përdori fondet e tërmetit për të blerë vota, u dhanë 40 mln euro

Partia Demokratike deklaroi sot se gjatë muajve mars dhe prill, bashkitë e kontrolluara nga Partia Socialiste dhanë 40 milionë euro për familjet e prekura nga tërmeti. Oerd Bylykbashi tha sot se në javën zgjedhore bashkia e Durrësit ndau 6 milionë euro për familjet e dëmtuara nga tërmeti, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit. Sipas PD, gjatë 2 muajve të fundit, bashkitë e kontrolluar nga Rama kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmet me qëllim blerjen e votave të familjeve të prekura.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, OERD BYLYKBASHI
Ditë pas dite dalin në dritë fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Rama-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet. Media dhe organizata te shoqërisë civile kanë zbuluar dokumenta dhe të dhëna që provojnë se qeveria përdori dhjetëra miliona euro fonde publike për të blerë votën e qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti.

Sipas këtyre fakteve Edi Rama në bashkëpunim me të emëruarit e tij në bashkitë e Durrësit, Tiranës, Kavajës, Kamzës, Lezhës, Rrogozhinës, Vorës, Krujës, Laçait dhe Mirditës ka shpërndarë 40 milion euro edhe 2 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Gjate dy muajve të fundit, bashkitë e kontrolluara 100% nga Rama kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti me qëllim që të blejnë votën e familjeve të prekura.

Objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS1 u rivlerësuan si të kategorisë DS2 dhe objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS2 u rivlerësuan si objekte të kategorisë DS3.
Gjatë 2 muajve të fundit Rama miratoi 20 VKM për të lejuar disbursimin e paligjshëm të këtyre shumave marramendëse në llogaritë e qytetarëve të targetuar nga makineria qeveritare e manipulimit të votës. Gjatë muajit mars, bashkitë e kontrolluara nga Rama disbursuan në llogaritë e familjeve të këtyre zonave 14 milion euro. 26 milion euro të tjera u disbursuan në llogaritë e qytetarëve gjatë muajit prill.

Vetëm gjate javës zgjedhore Bashkia e Durresit ndau 6 milion euro për procesin e rindërtimit, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit. Kodi elektoral e ndalon qeverinë të përfshihet në veprimtari të tilla të influencimit dhe orientimit të votës duke përdorur fondet publike gjatë 4 muajve të fundit përpara zgjedhjeve. Për këtë rast flagrant prokuroria nuk ka nisur ende asnjë hetim.

Këto janë disa prova të tjera të manipulimit dhe shtrembërimit të vullnetit të shqiptarëve më 25 prill nga regjimi Rama-Doshi. PD edhe në ditët e ardhshme do të vijojë të denoncojë prova që faktojnë përfshirjen e Edi Ramës në makinerinë kriminale të blerjes së votës. Një gjë është e sigurtë. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME