Categories Lajme

Bypass-i i Tepelenës, përfundon 90% e gjatësisë së rrugës

Prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Astrit Aliaj u ndal sot përgjatë bypass-it të Tepelenës për të parë nga afër zhvillimin e punimeve në një nga investimet më të rëndësishme të rajonit jugor në vend. Inxhinieri i firmës kontraktuese në kantier, Ladi Lala, i tha prefektit Aliaj se “aktualisht janë duke vazhduar punimet për përfundimin e ndërtimeve në këtë aks, rreth 2,4 km me dy korsi nga 3,7 m, i cili ka përfunduar në 90% të gjatësisë së tij”. “Ngelet ende për t’u vënë në zbatim nyja 3 e këtij aksi, që pritet të përfundojë pasi të mbyllen edhe procedurat e fundit të shpronësimit në zonën përgjatë aksit”, – theksoi Lala.

Prefekti Aliaj është shprehur i kënaqur me ecurinë e punimeve deri më tani në kantier dhe përfundimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore sa më shpejt, duke krijuar kështu mundësinë për investime të reja në fushën e turizmit të zonës. Bypass-i i Tepelenës do të lidhë dy segmente të rëndësishme, atë të Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë, duke lehtësuar qarkullimin në këtë aks me përdorim maksimal si dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të zonës.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME