fbpx
Lajme

‘Çahet gardhi’ i ambasadës italiane si pasojë e aksidentit në Tiranë. 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet përballë ambasadës italiane. Si pasojë e përplasjes së  një automjet tip Skoda me BMW-në, kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri në gjendje më të rëndë. Nga pamjet e siguruara duket se përplasja e dy automjeteve në Tiranë ka qenë tepër e fortë, sa njëri prej automjeteve ka çarë gardhin e ambasadës dhe pothuajse ka hyrë në sportelin e ambasadës.

Sipas raportimeve paraprake shoferi i mjetit tip “Skoda” gjendet ende brenda në makinë gjendje të rëndë në pritje të ndihmës së parë mjekësore. Ndërkohë personi i cili udhëtonte me mjetin tip BMW është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button