Categories Lajme

Cakaj pret homologun finlandez: Të angazhuar politikisht dhe diplomatikisht për hapjen e negociatave

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj priti në një vizitë zyrtare këtë të mërkurë homologun e tij të Finlandës, Pekka Haavisto, shtet i cili mban Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në këtë kuadër, diskutimi kryesisht u përqendrua në nevojën për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE-në në tetor.

“Finlanda është mbështetëse për një vendim pozitiv për Shqipërinë në tetor dhe po angazhohet drejtpërdrejtë në punën për të bindur vendet anëtare të bëjnë të njëjtën gjë. Për më shumë, krahas mbështetjes politike, Finlanda ka dhënë një mbështetje të konsiderueshme teknike në shërbim të përmbushjes së detyrimeve të Kapitullit 12 (siguria ushqimore, veterinaria dhe politikat fitosanitare) të legjislacionit evropian.” – shkruan Cakaj në një postim në rrjetet sociale.

Një tjetër temë diskutimi ishte dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve, në fushën e arsimit dhe turizmit, si dhe rëndësinë e rritjes së ndërveprimit politik dhe diplomatik mes Shqipërisë dhe Finlandës.

Gjatë bisedës Cakaj dhe Haavisto u ndalën dhe tek procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, ku të dy ministrat nënvizuam edhe nevojën urgjente për përmbyllen e këtij procesi në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin si të gjithë qytetarët e vendeve të Rajonit.

Ministri në Detyrë Cakaj edhe njëherë nënvizon se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Qeveria e Shqipërisë në përgjithësi janë të angazhuara politikisht dhe diplomatikisht për të siguruar mbështetjen e vendeve anëtare për çeljen e negociatave në tetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME