Categories Lajme

“Çamëria ka burra dhe gra që i dalin për zot”, Idrizi paralajmëron pashallarët dhe rilindasit e kuq: Mos bëni gabimin t’i lini çamët vetëm, ky është fillimi i …

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, nga ceremonia e promovimit të enciklopedisë “Shtegtim nëpër Shqipërinë e Jugut: Çamëria” i autorit Ibrahim Hoxha, tha se çamët ende vazhdojnë të stigmatizohen si qytetarë të dorës së dytë si në periudhën e Enver Hoxhës.

Sipas Idrizit, pashallarët dhe rilindasit e kuq po zhvillojnë strategjinë për të lënë vetëm dhe për të mos përmendur çamët.

Por paralajmëroi se ky është fillimi i gojës së hapur për Shpëtim Idrizin që do të ketë përballë çdo njeri që mendon se mund të fusë duart mbi shqiptarët e Çamërisë.

Ndërsa u bëri thirrje rilindësve të kuq dhe komunistë që mos bëjnë të njëjtin gabim që është bërë për 75 vite, pasi sipas tij Çamëria ka burra dhe gra që i dalin për zot.

“Ndërkohë Enver Hoxha shkruante librin “dy popuj miq” kurse shqiptarët e Çamërisë mundohej ti stigmatizonte deri në qytetarët të dorës së dytë. Fatkeqësisht kjo strategji komuniste për lënien e Çamërisë vetëm, për ta tradhtuar atë vazhdon edhe sot e kësaj dite midis nesh. Për Çamërinë vazhdon prap nga pashallarët dhe rilindasit e kuq që ajo të mbetet vetëm, të mbetet mënjëanë, për atë të mos flitet sepse na mërzitet Micotaqisi i radhës. Por ju them o rilindasit e kuq dhe komunist mos bëni të njëjtin gabim për 75 vite që keni bërë mbi shqiptarët e Çamërisë sepse ne kërkojmë shtëpitë tona, të kthehemi në shtëpitë tona. 

Por ndërkohë i bëj thirrje cilitdo dhe ky është fillimi i gojës së hapur për Shpëtim Idrizin që do të ketë përballë nesh çdo njeri që mendon se mund të fusë duart mbi shqiptarët e Çamërisë, ne nuk do të anashkalojmë më asnjë tradhti, as të pashallarëve të kuq, as atyre që mund ti përdorë brenda nesh sepse unë jam i bindur që nuk mund të ketë dot shqiptar, në pushtet apo jo, individë që nga një anë të hajë me lugën e Abedin bej Dinos dhe nga ana tjetër të hapë me lugën e Napoleon Zervas brenda nesh. Çamëria ka burra dhe gra që i dalin për zot, një ndër to udhërrëfyes është edhe Ibrahim bej Deshati, një rilindas i madh, i gjallë dhe në këmbë,”- u shpreh Idrizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME