Categories Lajme

Çani: Lufta e “gringove” ndaj Berishës është personale! Basha fitoi pikë, bëhet kryeministër pas 2029-tës!

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar përjashtimin e Sali Berishës nga PD. Çani tha se lufta e amerikanëve me Berishën është personale dhe se ai “dikujt i ka shkelur në kallo”.

Për Çanin, veprimi i Bashës është i fortë dhe i jep atij pikë. “Nuk i shohim të gjitha letrat. Letrat i shohin vetëm dy aktorët, Berisha dhe Basha. Unë them se na duhet akoma kohë.

Nga informacionet nga disa miq që punojnë për State Department, do të dalë në publik që kjo aferë e amerikanëve kundër Berishës nuk ka të bëjë fare me politikën e jashtme amerikane.

Është aferë personale, Berisha dikujt i ka shkelur në kallo. Kjo pritet të dalë.  Është shumë e rëndësishme, kjo luftë e gringove kundër Berishës, është parimore? Apo ështrë luftë se Berisha ka prishur interes të dikujt?

Lul Basha ka luajtur shumë bukur këto tetë vjet, sikur është Berisha që bën çdo gjë. Me këtë akt ai ka firmosur, kryeministër i ardhshëm, pas 2029.

Ky është një serial që do të shohim gjatë. Basha me aktin e fundit që bëri ndaj doktorit ka fituar shumë pikë. Për momentin duket Basha i dobët, por ka fituar shumë pikë. Ka treguar që di të godasë në momentin e duhur, u ka treguar të gjithëve që di të godasë në momentin e duhur. Basha po të besosh shumë njerëz, nuk shkonte dot në USA që në 2016″, tha Çani. /TPZ.al/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME