Lajme

Celulari në makinë/ Gjobë 5,000-15,000 Lekë, përsëritja 3 herë brenda vitit ju heq patentën

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka shpërndarë një mesazh sensibilizues në lidhje me përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

“Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit ju shpërqendron duke rrezikuar jetën tuaj, të pasagjerëve apo përdoruesve të tjerë të rrugës! Mesazhet, fotot, videot e rrjetet sociale mund të presin! Shpërqendrimi më i vogël mund të rezultojë në pasoja fatale!” shkruan DPSHTRR në njoftim.

Kodi Rrugor parashikon gjobë 5,000-15,000 Lekë për drejtuesit e mjetit që përdorin celularin në timon! Në rast të përsëritjes së shkeljes 3 herë brenda të njëjtit vit, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për 3 muaj!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: