Lajme

Ceremoni vlerësimi në Korçë për disa mësues dhe pedagogë, Meta: Mirënjohës për kontributin

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ditën e sotme ka marrë pjesë në ceremoninë e vlerësimit në Korçë, në kuadër të “Ditës së mësuesit”. Në këtë 7 mars Presidenti ka falënderuar, mësuesit për profesionalizmin dhe misionin e tyre, në këtë vit të vështirë për shkak të pandemisë së Covid.

“Për mua ishte një detyrim që sot të isha pikërisht këtu, në Korçë, në djepin e rilindjes sonë kombëtare të arsimit dhe kulturës. Ne sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Pandeli Sotirin, Jeronim De Radën, Pashko Vason, Gjergj Fishtën, e shumë personalitete të tjera, që me vizionin e tyre, por dhe sakrificat e tyre, na dhanë gjuhën shqipe dhe arsimin tonë. Jemi sot t’ju shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë mësuesve, edukatorëve, që punojnë sot edhe pse në kushte të vështira, për të pasur një të ardhme më të ndritur. Kujtojmë plejadën e mësuesve në pension, që ja kushtuan jetën e tyre të ardhmes së ndritur të brezit të ri”, u shpreh Presidenti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: