Categories Lajme

‘Çështja e detit’, Dendias: Do e delegojmë në Hagë pas zgjedhjeve në Shqipëri

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që për çështjen e detit mes dy shteteve t’i drejtohen Hagës pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Gjatë vizitës së fundit në Greqi Edi Rama është kujdesur për të bindur kryeministrin dhe ministrin greke që të çështja e detit të çohet në Hagë pas parlamentareve të 25 prillit për shkak të mundësisë së ndikimit negativ në fushatën elektorale të ps.  Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë një interviste për mediat greke.

DendiasUnë pata mundësinë të bisedoja gjerësisht me të për të gjitha çështjet bilaterale dhe rajonale, si gjatë vizitës sime në Tiranë dhe gjatë vizitës së tij në Athinë pardje. Për çështjen e rekursit në Hagë, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre. Qëllimi është që premtimi i përbashkët të nënshkruhet dhe të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur në gjykatë, mendoj dhe besoj se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.

Gjithashtu Dendias nënvizon faktin se shtrirja me 12 milje në detin jon është pranuar edhe nga kryeministri shqiptar, duke e argumentuar se edhe Shqipëria e gëzon këtë të drejtës.

Dendias: Ne ramë dakord me Shqipërinë për të zgjidhur çështjen e zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe veçanërisht Konventën për Ligjin e Detit. Dua t’ua kujtoj se Zoti Rama e ka njohur të drejtën e Greqisë për t’u shtrirë me 12 milje  në detin jon.  Dhe kështu asnjë vend i tretë nuk mund ta kundërshtojë këtë të drejtë ose – shtoj unë – edhe më shumë të kërcënojë luftën Pavarësisht deklaratave të kryediplomatit grek, nga ana e qeverisë shqiptare, kjo çështje vijon të shoqërohet nga mungesa e transparencës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME