Lajme

Çfarë bënin policët në atë zonë pa anti-plumb? Çuçi “shmanget” : Policia e ka bërë të qartë që…

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka pasur një takim me homologun e tij austriak Karl Nehammer, me të cilin ka folur për bashkëpunimet mes policisë austriake dhe asaj shqiptare kryesisht në fushën e emeigraionit të paligjshëm dhe atë të trafikimit. Menjëherë pas takimit, Çuçi dhe homologu austriak dhanë një deklaratë për mediat, ku folën për fushat në të cilat shtrihej bashkëpunimi shqiptaro-austriak sa i përket policisë.

Ndërsa më tej, gazetarët e pyetën ministrin e Brendshëm për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Lezhë ku mbeti i v r arë nënkomisari Saimir Hoxha.

Pyetja që u drejtua ndaj ministrit ishte se përse policët kishin shkuar në atë zonë pa qenë të pajisur me anti-plumb.
Çuçi u shmang ndaj pyetjes në njëfarë mënyre duke thënë se këto informacione policia i kishte bërë publike dhe se mund të merreshin në drejtori.

Çfarë bënin policët në atë zonë dhe përse ishin pa anti-plumb?

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi: Nuk e di a e prisni sqarimin po policia e ka bërë të qartë arsyen pse ishin në atë ngjarje tragjike për një nga oficerët më të mirë. Besoj se në drejtorin e policisë do merrni informacionet e duhura.

Siç e theksova, ne përveç strategjisë për të lu ftuar këtë fenomen, tashmë po vendosim ura bashkëpunimi me partnerët tanë europianë. Ne kemi operacione të përbashkëta me policitë europiane sa i përket emigracionit të jashtëligjshëm dhe trafiqeve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: