Categories Lajme

Çfarë do ndodhë me 13 ish-deputetët e përjashtuar? Përgjigjet Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar vendimin e Komisionit të Vlerësimit të figurave në PD, që nxorën në listën e pritjes 13-ish deputetë të kësaj force politike.

Basha la të kuptonte në qendrimin e tij se për të gjithë personat që janë lënë në listë pritje, do të ketë një vendim të dytë që do të merret në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar.

Basha falenderoi nga ana tjetër Komisionit e Vlerësimit të figurave në PD për të gjithë procesin e kryer, që sipas tij është një model për të gjithë partitë në rajon.

Basha: Mendoj se komunikimi ynë për këtë çështje ka qenë shumë i qartë, më vjen mirë që ka kaq shumë interes nga mediat për këtë çështje. Ndryshimi ka nisur nga brenda shtëpisë, sonë dhe është mendësia me të cilën do qeverisim.

Raporti i Komisionit do shqyrtohet në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar, dua ti falenderoj anëtarët e Komisionit për punën voluminoze, anëtarësia ka folur, dhe sipas statutit do merren vendimet përfundimtare. 

Basha ka reaguar për herë të parë për partinë e re të Jozefina Topallit, me të cilën pritet të hyjë në zgjedhjet e 25 Prillit. Në bashkëbisedimin me gazetarët, u pyet nëse një lëvizje e tillë i dëmton demokratët dhe u përgjigj duke thënë se me apo pa maskë, qytetarët e kuptojnë se kush po përpiqet të shtyjë largimin e Ramës, ndonëse mbetet e paqartë a i referohet drejtpërdrejtë ish nënkryetares së demokratëve.

“Sapo folëm për një proces që ka përfshirë demokratët në një mënyrë të hapur dhe pa asnjë përjashtim dhe demokratët ndihen krenarë e kanë arsye të ndihen. Po vendosim një standard të ri. Absolutisht nuk mundem dhe nuk dua të paragjykoj askënd që është në opozitë me Edi Ramën dhe do të ndihmojë me largimin e Edi Ramës, por çdo kush që bën të kundërtën, pavarësisht si apo sa mundohet ta fshehë e ka të pamundur sepse qytetarët e kuptojnë dhe nuk janë budallenj.

Cdo kush që do të ndihmojë në largimin e Edi Ramës ka qenë dhe është i mirëpritur. Ka patur dhe do të ketë të gjithë hapësirat në dispozicion. Cdo kush që mundohet të heqë shenjën e barazimit midis dikujt që i ka hapur kaq shumë plagë vendit si Edi Rama në këto 7 vite e gjysmë plagë ekonomike, plagë papunësie, emigracioni, shëndetësi në kolaps, arsimi në ditën e vet më të zezë, rinia në largimin më masiv të 20 viteve të fundit dhe në anën tjetër ka pasur një opozitë që është përballur me të gjitha format dhe mënyrat, cdo kush që vendos shenjën e barazimit i shërben të parës, pra qeverisë.

Megjithatë ftesa ime ka qenë dhe mbetet për këdo. Nuk kam pse flas me emra se nuk është cështje indivcidësh, sidomos brenda PD të cilët kanë patur një jetë politike, mundësitë dhe shanset për të kontribuar si dhe vlerësimin e demokratëve. Kjo është një cështje për jetë a vdekje për ndryshim. Kush ndihmon në sjelljen e ndryshimit, pra për largimin e Ramës është i mirëseardhur. Kush përpiqet me apo pa maskë ta zgjasë qoftë dhe një orë largimin e Ramës, qytetarët e kuptojnë qartë dhe përgjigjen jua kanë dhënë e do vazhdojnë t’jua japin”, tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME