Categories Lajme

Çfarë do të ndodhë me vitin e ri shkollor? Flet Zv.Ministrja e Arsimit

Zv.Ministrja e Arsimit, Nina Guga nëpërmjet një lidhje skype tek emisioni “Historia ime” ka folur për vitin e ri shkollor dhe si do të mbahet ai. Ajo ka treguar edhe për ndryshimet që priten të ndodhin. Nina Guga tha se të gjithë duhet të jemi përgatitur për të përballuar çdo situatë duke mos përjashtur rikthimin e virusit në shtator. Ajo u shpreh se shkolla në shtator do të fillojë, por me ndryshime përkatëse.

“Për sa i përket rrethanave të situatës pandemike, këtë gjë ne nuk e dimë dhe ne shpresojmë që të mos përsëritet më një situatë e tillë. Por dhe nëse do të jemi, le të themi të kemi nxjerrë disa mësime nga kjo situatë, ne do të jemi të përgatitur për të përballuar çdo lloj situate tjetër, edhe të ndonjë rikthimi të mundshëm. Normalisht nëse flasim për fillimin e shkollës në Shtator, ai do të fillojë me një përsëritje mbi të gjitha ato tema mësimore të rëndësishme, që janë bërë në mësimin online.

Pra në të gjitha shkollat 2-javëshi i parë do të jetë i programuar mbi këto përsëritje. Më tej, kurrikula do të vazhdojë me programet e vitit përkatës, por do të kemi diçka që do të jetë e unifikuar në të gjitha shkollat. Që pavarësisht teksteve alternative me të cilat shkollat punojnë, tematika do të jetë e unifikuar nga pikëpamja e renditjes së  temave. Pra në të gjitha shkollat do të kemi të njëjtën renditje tematike të planeve mësimore”, tha zv.ministrja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME