Lajme

Çfarë ndodh në Greqi

Një ate ntat m afi oz ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në ishullin Zakyntos të Greqisë ku mbeti i pajete biznesmeni i njohur Dionysis Korfiatis. Ky i fundit i kishte shpëtuar edhe më parë një ate ntati të ngjashëm. Biznesmeni 54-vjeçar u që llua nga një person teksa ishte futur në një zyrë kontabiliteti në qytet.

Breshëria e p lumbave nga jashtë zyrës nuk i la atij asnjë mundësi shpëtimi, ndërsa mediat greke raportojnë për një person të p lagosur gjatë atentatit, i cili është jashtë rrezikut për jetën në spital.

Pas atentatit, policia gjeti makinën e djegur disa kilometra jashtë qytetit dhe a rmën e k rimit brenda saj. Raportohet se për e kzekutimin e biznesmenit u përdor një k allashnikov.  Në qershorin e vitit të shkuar atij i bënë atentat kur ishte bashkë me bashkëshorten Christina Kloutsinioti, e cila mbeti e v dekur. Më herët ajo kishte kandiduar për postin e kryebashkiakes së Zakynthosit. Ishulli është një ndër zonat në Greqi ku punojnë dhe jetojnë një numër i madh shqiptarësh.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: