Categories Lajme

Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Nuk Hani Sheqer Për 10 Ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës, kanceri apo obeziteti. Konsumi i sheqerit ka pësuar një rritje të ndjeshme, për faktin se një pjesë stërmunduese e ushqimeve të përpunuara janë plot me sheqer.

Ekspertët, të cilëve u referohet thonë se për fat të mirë, dëmi që shkakton sheqeri në organizëm mund të riparohet. Njeriu mund të kufizojë përdorimin e sheqerit por duhet ta bëjë këtë dalëngadalë sepse heqja dorë menjëherë prej tij shkakton probleme të tjera. Sipas ekspertëve, njeriu mund të ketë përmirësime nëse heq dorë nga sheqeri për vetëm 10 ditë.

Përfitimet Në Organizëm Nëse Hiqni Dorë Nga Sheqeri Në 10 Ditë Një studim i Universitetit të Kalifornisë ka zbuluar se në vetëm 10 ditë në organizëm ndodhin shumë gjëra pozitive. Niveli i triglicerideve ulet me 33 pikë, ndërsa kolesteroli i keq ulet me pesë pikë. Në vetëm 10 ditë, rreziku i diabetit të tipit 2 ulet bashkë me tensionin e gjakut.

Kujdes Me Ushqimet e Përpunuara Ushqimet e përpunuara dhe të paketuara që gjenden në market mund të reklamohen si pa yndyrë, por jo domosdoshmërisht pa sheqer. Ky truk marketingu fsheh faktin se ndonëse sheqeri nuk ka yndyrna, ai depozitohet në organizëm sikur të ish i tillë duke stërmunduar mëlçinë.

Ekspertët thonë se 10% e kalorive të konsumuara çdo ditë duhet të jenë sheqerna shtesë, një sasi që përkthehet në 12 gramë. Tek ushqimet e përpunuara, sheqeri maskohet me emërtime të ndryshme ndaj kur të lexoni etiketat përpiquni të zbuloni nëse një produkt i caktuar përmban glukozë, fruktozë, shurup misri, sukrozë, maltosë, sheqer panxhari, e të tjerë.

Hiqni Dorë Nga Sheqeri Gradualisht Një nga mënyrat më të mira për të hequr dorë nga sheqeri është të mos blini ushqime të paketuara e të gatshme por të konsumoni më shumë ushqime të freskëta. Duke qenë se sheqeri krijon një varësi më të rrezikshme se droga, ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org thonë që duhet të hiqni dorë nga sheqeri në mënyrë shumë graduale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krenaria e shqiptarëve, Mira Murati, nga sot anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati, poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nga SPAK-u i pronarit italian, rreth 150 punonjës fason në Vlorë rrezikojnë të mbeten pa punë, protestojnë

Rreth 150 punonjëse të një fabrike për prodhimin e këpucëve rrezikojnë të mbeten pa punë,…

LEXO ME SHUME