Categories Lajme

Cfarë ndodhi në Fier në vitin 1992

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier para dy ditësh ku “monstra e Fierit” Klodian Çalamani vrau dhe groposi fëmijën 8 vjeçar në Fier, disa orë pasi e kishte marrë peng. Familjarët dhe të gjithë qytetarët në vend kanë reaguar ashpër duke kërkuar që autori i ngjarjes së rëndë, të dënohet me vdekje duke u varur në mes të sheshit si në vitin e 1992 kur në pozicionin e presidentit të vendit ishte Sali Berisha. Por çfarë ndodhi në vitin 1992 ku dy vëllezër u dënuan me vdekje duke u varur në mes të qytetit të Fierit? Dy personat në foto janë vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit që u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”.

Krimi ndodhi në 29 maj të vitit 1992 kur këta hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim të grabitjes. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, babanë dhe nënën – pasi e torturuan për një orë – dhe në fund mbesën 8-muajshe të familjes. Ngjarja bëri bujë të madhe në Shqipërinë e asaj kohe. Opinioni qytetar kërkoi dënim me vdekje për autorët. Pas një gjyqi prej 24 ditësh, të dy vëllezërit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje: ekzekutim me varje në mes të qytetit. Varja u bë me 25 qershor 1992 në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME