Një tjetër ngjarje kriminale është regjistruar sot në Tiranë. Teksa në Kombinat një person u plagos, një ngjarje e rëndë u regjistrua në komisariatin nr.3 në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet, ku një polic ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Krimi ndodhi në ambientet e komisariatit. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.
Categories
Lajme