Categories Lajme

CIA “zbarkon” në Elbasan, zbardhen detajet e misionit të tre agjentëve

Arrestimi dy rusëve dhe një ukrainasi javën e shkuar në ish fabrikën ushtarake të armëve në Gramsh, ka ngjallur interes dhe tek shërbimet inteligjente partnere me Shqipërinë.

Nga një burim diplomatik Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, mëson se gjatë javës të ardhshme pritet të mbërrin në vendin tonë tre agjentë special, të një prej shërbimeve më të rëndësishme inteligjente në botë.

“Ky grup përbëhet nga dy ekspertë analistë, me një eksperiencë të gjatë në çështjet e spiunazit rus. Ndërsa personi i tretë është i specializuar për profilizimin e personave që punojnë për llogari të shërbimeve sekrete ruse” tha i njëjti burim për Top Channel në kushtet e anonimatit.

Krahas Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov për këtë shërbim inteligjent të vendit mik me Shqipërinë, ka një interes të posaçëm ndaj Mikhail Zorin i lindur në Moskë por student në një vend të BE.

Top Channel mëson se Mikhail Zorin jetonte në Pragë ku ndiqte studimet për Kimi.

Treshja e inteligjencës të vendit mik krahas analizimit të provave të mbledhura deri më tani, do të synojë të zbulojë detaje të tjera për studentin rus të kimisë Mikhail Zorin.

Detaje te reja. Çfarë iu gjetën tre rusëve që u lanë me masë arresti në burg?

Sakaq Top Channel mëson se grupi i gjerë i hetimit nën udhëheqjen e prokurorit Kreshnik Ajazi, kanë përftuar detaje të shumta me interes për këtë investigim, për të provuar se kemi të bëjmë me të dërguar për qëllime spiunazhi nga Rusia në vendin tonë.

Në telefonat e të arrestuarve është gjetur një skicë me shkrim dore e detajuar e hyrjeve dhe vendqëndrimeve të rojeve, në ish fabrikën ushtarake të Gramshit.

Kjo skicë është dërguar përmes aplikacionit Telegram në një numër me prefix rus. Të tre rusëve i janë gjetur edhe një shumë monetare e konsiderueshme prej 6.000 dollarësh amerikan.

Grupi hetimin beson se kjo shumë e konsiderueshme parash mund të përdorej prej tyre në të paguarin e bashkëpunëtorëve shqiptarë.

Prandaj një prej pistave ku po hetohet, është edhe evidentimi nëse kanë pasur bashkëpunëtor shqiptarë.

Prokurorët, Drejtoria e Antiterrorist dhe SHISH po analizojnë me kujdes përpjekjen e sponsorizuar nga Rusia, javën e shkuar, ku u tentua ofrimi për tu intervistuar nga media shqiptare të miqve të Svetlana Timofeeva dhe babait të Mikhail Zorin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME