fbpx
Lajme

Çifti i paralizuar jeton me një KEMP, gruaja 60-vjeçare, prej 8 vitesh në shtrat

Prej 8 vitesh 60 vjeçarja Kostanca Dapa dergjet në shtrat e paralizuar. Në po këtë gjendje është edhe bashkëshorti i saj. Çifti jeton vetëm me KEMP-in e gruas, i cili nuk del për të blerë ilaçet për tu ushqyer.

Kostanca Dapa prej 8 vitesh dergjet në shtrat pas hemorragjisë cerebrale që i ra. Ne ato kohë mjekët nuk i dhanë shpresë jete por fati deshi që ajo të jetojë dh pse plot vuajtje.

Për 60-vjeçaren kujdesët kunata dhe bashkëshorti i saj i paralizuar. “Nuk ke çfarë bën, duhet ta bësh, se do të hajë në mëngjes dhe në darkë. E kam dorën të paralizuar, nuk kam forcë.” Tregon se me Kostancën kanë 42 vite martesë dhe se e do atë si ditën e parë. “Ka qenë shumë e bukur, e kam dashur dhe e dua shumë. Ia kemi kaluar mirë.” Jetesa e këtij çifti është tejet e vështirë pasi fëmijët i kanë jashtë ndërsa të dy me kepin e zonjës blejë ilaçet, paguajnë dritat e ujin dhe ushqehen. “Shumë e vështirë, me 170 mijë lek që merr ajo. Nuk del, shikoni si është gjendja.” Kërkojnë ndihmë nga institucionet shtetërore për t’i pasur në vëmendje.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button