Categories Lajme

Çifti i turistëve gjermanë humbet në Gjirin e Karaburunit, gjenden pas tre orësh kërkime

Një çift gjerman ka lëshuar sinjalin SOS, pasi kanë humbur në gadishullin  e Karaburuni. Ata janë gjetur pas tre orësh kërkimesh nga forcat Delta dhe ato të Zonave të Mbrojtura.

Çifti gjerman dyshohet se kanë humbur rrugën në afërsi të gjirit te Anglezit.

Por, pas tre orësh kërkime nëpër zonat e thella mbi gjirin e Anglezit në Karaburun, Delta forcë dhe forcat e Zonave të mbrojtura kanë mundur të gjejnë në gjendje te mirë shëndetësore çiftin gjerman.Ata janë duke u shoqëruar nga forcat Delta në ambientet e këtij  reparti.

Njoftimi i policisë:

Karaburun/Angazhim dhe përkushtim i përditshëm nga ana e strukturave të Policisë, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve dhe turistëve, në rast nevoje.

Shërbimet e Delta Forcë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës, u kanë ardhur në ndihmë 2 turistëve gjermanë që kishin humbur orientimin, në Gadishullin e Karaburunit, dhe rrezikoheshin për shkak të terrenit shumë të vështirë, në këtë zonë.

Gjatë ditës së sotme, shërbimet e Repartit Special Delta Forcë kanë marrë njoftim nga shërbimi i emergjencave civile në Prefekturën e Qarkut Vlorë, se një çift turistësh gjermanë që ndodheshin në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit”, në Gadishullin e Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe po rrezikoheshin për shkak të terrenit shumë të vështirë në të cilin ndodheshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Delta Forcë, në bashkëpunim dhe me Policinë Kufitare Vlorë kanë organizuar punën për t’u ardhur në ndihmë 2 shtetasve gjermanë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet, fillimisht gjatë vijës bregdetare, me mjet lundrues, dhe më pas kanë zbritur për të nisur kërkimet në tokë, në vendin e quajtur “Skaloma Bege”, në Karaburun, duke përdorur pajisje optike dhe mjete të tjera sinjalizuese policore.

Pas disa orë kërkimesh është bërë i mundur lokalizimi i dy shtetasve gjermanë, në një zonë me terren të vështirë.

Të dy turistëve gjermanë iu dha fillimisht ndihma e parë dhe më pas u transportuan me mjet lundrues në Repartin Delta Forcë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.

#angazhimpërkushtimsakrificë????????????‍️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME