Lajme

Çifti nga Lushnja përfundon në kanal rrugës për në Spille, vajza në gjendje të rëndë

Një çift të rinjsh, të identifikuar si Dori Zonja e Jonida Toska me origjinë nga Lushnja, janë aksidentuar mesditën e sotme në zonën e Spillesë. Mësohet se të dy kanë qenë duke udhëtuar me makinë, në momentin që mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Një efektiv policie që ndodhej në vendin e ngjarjes ka dërguar çiftin në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Edhe pse ndodhej jashtë orarit të punës, efektivi ka marrë mjetin e tij personal dhe është nisur bashkë me çiftin e plagosur drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.

Dyshja tashmë janë në duart e bluzave të bardha. Ajo që është në gjendje të rëndë, është e reja Jonida Toska e cila ka marrë plagë më të rënda.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: