Lajme

Çifti shqiptar braktis djalin 17-vjeçar në Itali që të fitonte lejeqëndrimin

Metodat e shqiptarëve për të siguruar qëndrimin në vendet e BE janë nga më të ndryshmet.

Rasti i fundit është ai i një çifti shqiptar të cilët kanë tentuar të “braktisin” djalin e tyre 17-vjeçar, në Itali, me shpresën se do t’i autoritetet italiane do ta pajisnin me dokumentet e lejeqëndrimit, duke pasur parssysh moshën e tij të mitur.

Familja ishte nisur nga Shqipëria dhe me të mbërritur në Itali, braktisën djalin i cili shkoi pranë komisariatit duke pretenduar se ishte jetim.

Autoritetet u angazhuan t’i mundësonin ushqim dhe strehim, por zbuluan se djali shqiptar kishte mbërritur me nënën dhe babanë në të njëjtin fluturim, pasi biletat ua kishte prerë një bashkëatdhetar në provincën e La Spezia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close