fbpx
Lajme

Çifti shqiptar ndalohet nga policia italiane, ja çfarë i gjetën gruas në çantë

Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptar pas u kapën me kokainë në makinë.

Sipas policisë italiane, atyre iu gjetën në posedim 600 doza lëndë narkotike, të cilat kapnin vlerën e 6 mijë eurove. Të arrestuarit janë identifikuar të dy me inicialet K.B., përkatësisht në moshat 39 vjeç dhe 25 vjeçe. Ata u arrestuan mbrëmjen e të premtes, gjatë një kontrolli rutinë të policisë në Maserada.

Burri ishte në makinë me gruan e tij, kur doli nga rruga dhe u fut në një zonë rurale. Ai doli nga makina dhe pas disa minutash u kthye me një mbështjellës në dorë. Çifti u ndalua nga policia gjatë kohës kur po ktheheshin në shtëpinë e tyre. Gjatë kontrollit të zhvilluar, policia gjeti 60 gram kokainë brenda një mbështjellëseje në çantën e gruas.

Gjithashtu çiftit iu sekuestrua një shumë e madhe parash, që dyshohet se janë të përfituara nga biznesi i drogës, pasi të dy shqiptarët rezultonin të papunë. Shqiptari ndodhet në paraburgim, ndërsa gruaja është e detyruar të qëndrojë në zonën Casale.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button