Lajme

Çiklisti i huaj bie në greminë në Përmet, nuk dihet gjendja e tij shëndetësore

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin Përmet-Leskovik, ku raportohet se, një çiklist i huaj, origjina e të cilit ende nuk dihet me saktësi, ka rënë në greminë.

Gjatë incidentit në fjalë, në vendngjarje ndodheshin një grup çiklistësh dhe vizitorësh, të cilët i janë afruar greminës dhe kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.

Gjendja e çiklistit nuk dihet ende, ndërsa po vijon puna për lokalizimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close