fbpx
Lajme

Cilat e mbrojnë organizmin nga verbëria?

Futja e specave të verdhë në menu mund të trajtojë pamjaftueshmërinë e zeaksantinës, një përbërje kimike që ndihmon në parandalimin e një prej shkaqeve kryesore të verbërisë, degjenerimit makular të lidhur me moshën. Kërkimet shkencore u kryen nga Universiteti i Queensland, Australi, dhe tregojnë se specat e verdhë janë burimi më i pasur i pigmentit karotenoid që u jep ngjyrën e tyre dhe që grumbullohet në trup pas syve për t’i mbrojtur nga drita. Një gjendje që në Australi prek një në shtatë persona mbi 50 vjeç dhe një në tre ndër mbi të 80-at.

Menaxheri i projektit Tim O’Hare i Qendrës për Ushqyerjen dhe Shkencën e Ushqimit shkruan në faqen e internetit të universitetit se “zeaksantina mund të zvogëlojë normën e fillimit të degjenerimit makular të lidhur me moshën me 25 %”. “Makulat janë një pjesë shumë qendrore e retinës, e cila shërben për të njohur fytyrat e njerëzve, për të lexuar dhe madje për të drejtuar makinën. Të prekurit fillojnë të humbin shikimin, ndërsa krijojnë një vend të verbër në qendër të syrit”, shtoi ai. Zeaxanthina nuk mund të prodhohet nga trupi, prandaj duhet të futet përmes dietës ose me suplemente. Dhe specat e verdhë janë burimi i saj më bujar

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button