Categories Lajme

Cilësia sivjet është shumë e mirë por…

Prodhimi i shalqirit këtë vit është i mbarë, por fermerët e Divjakës që janë prodhuesit më të mëdhenj në vend thonë se mungesa e tregut ka bërë që çmimi të bie nën kosto. Në Divjakë aktualisht shalqiri shitet me 12 lek për kg, pavarësisht se në tregjet të tjera e gjen shumë më shtrenjtë.

Fermerët shfrytëzojnë elementet teknike për të dalë të parët në treg me kulturën e bostanoreve dhe kryesisht të shalqirit. Këtë vit, prodhimi është i bollshëm dhe cilësia e mirë, por fermerët përballen me vështirësinë e tregtimit. “Sivjet është cilësia shumë e mirë nga ndikimi i kohës, por çmimet janë shumë të ulëta në krahasim me vitet e tjera. Tani e kemi me 12 apo 13 lek për kg”, tha në fermer.

Në rënien e shitjeve ka ndikuar edhe pandemia, pasi vitet e tjera një pjesë e mirë e prodhimit shkonte për eksport. “Tregjet për jashtë janë të bllokuara, ndërsa tregu i brendshëm ka kërkesë të ulët në krahasim me prodhimin”, tha ai.

Ndërsa një tjetër fermer shprehet se “po punojmë vetëm që të marrim leket tona që kemi investuar, se fitim nuk. Ne kemi shpenzime për vaditjen, se mjetet punojnë me naftë”. “Eksporti është gjëja më kryesore që ka ndikuar në mungesën e tregut”, tha një fermer.

Fermerët thonë se në Divjakë një kg shalqi shitet 12 lek, çmimi më i ulët i 10 viteve të fundit. “Jemi duke shitur nën kosto sepse nën 20 lek është në humbje për ne. Bëhet fjalë për prodhimin e parë, sepse pastaj çmimi bie edhe më shumë. Po na shkon mundi dëm. Me 10-15 sa është tani as koston nuk mbulojmë prodhimi i dyte del edhe me çmim me te lire”, tha fermeri.

Mungesa e kontratave me grumbulluesit është një problem i mbartur prej vitesh. “Duket te ketë rregulla në treg të mos luhatet çmimi kaq shumë, siç punon agro-turizmi i botës dhe në rast humbje duhet të mbulojë shteti në fund”, u shpreh ai.

Fermerët e Divjakës prej vitesh janë specializuar për kultivimin dhe tregtimin e perimeve ne fushe te hapur. Mikroklima e favorshme ne këtë zonë, toka e përshtatshme dhe përkushtimi dhe specializimi i fermerëve bën që mbi 35 % e sipërfaqes së tokës së punueshme në këtë zone te mbillet me kulturën e shalqirit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME