Lajme

Cilësohej si “luani i Koshares”, ndërron jetë ish-komandanti i UÇK-së, Esat Krasniqi

Ka ndërruar jetë ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi në rrjetet sociale. Esat Krasniqi cilësohej si “luani” i luftës së Koshares kundër forcave serbe.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin se sonte ka ndërruar jetë ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi.

Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij, i cili tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare, duke u shquar si koordinator i shkëlqyeshëm për udhëheqjen dhe funksionalizimin e jetës ushtarake në Betejën e Koshares”, shkruan Haskuka. Ai ka shprehur ngushëllime për familjen dhe bashkëluftëtarët e tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: