Categories Lajme

‘Çmendet’ i zoti i shtëpisë, lidh qiramarrësin dhe e lyen për ta djegur me benzinë, nuk do ta besoni arsyen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, ku një 43-vjeçar është bërë personazhi kryesor i mediave ditën e sotme, teksa ka marrë peng qiramarrësin e banesës së tij, duke e lidhur dhe më pas kërcënuar se do ta djegë të gjallë.

Sipas raportimit të mediave, agresori e mori peng dhe e dërgoi në një fushë të papunuar, ku e ka lidhur dhe spërkatur me benzinë, ndërsa më pas ka marrë një çakmak për ta kërcënuar se do ta digjte të gjallë.

“Ti shkoje me ish-in tim, tani kjo do të ndodhë”, mësohet ti ketë thënë 43-vjeçari qiramarrësit të tij.

Sipas Il Messaggero gjashtë muaj më parë, 43-vjeçari i dha me qira banesën përdhese të shtëpisë së tij 53-vjeçarit nga Aleksandria, i cili kishte ardhur me partneren dhe djalin e tij. Zona është ajo e Infernetto, pranë plazhit të Castel Fusano, në periferinë romake.

Të enjten më 1 shtator, pronari telefonon qiramarrësin në telefon dhe i kërkoi që ta shoqërojë në fushë me një justifikim të parëndësishëm dhe aty mori jetë ngjarja e rëndë.

Burri pretendoi se qiramarrësi ishte përgjegjës për ndarjen e tij me ish-partneren por në realitet, siç shpjegon gazeta, kanë qenë problemet e tij personale ato që kanë sjellë fundin e lidhjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME