Categories Lajme

Çmimet mbeten të larta/ Në Shqipëri nuk reflektohet ulja e tregjeve botërore

Të dhënat e fundit që ka nxjerr Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), tregojnë se çmimet e ushqimeve ranë ndjeshëm në muajin korrik, duke shënuar rënien e katërt radhazi mujore që kur arritën nivelet më të larta rekord në fillim të vitit pas luftës në Ukrainë.

Indeksi i çmimeve të ushqimit sipas Agjensisë së OKB-së, ishte mesatarisht 140.9 pikë në korrik, ose 8.6 pikë më poshtë nga qershori.

Por kjo ulje e çmimeve nuk është reflektuar në Shqipëri. Për produktet bazë të shportës, siç janë vaji, mielli, orizi, apo makaronat,qytetarët ende duhet të paguajnë më shumë se sa para krizës së çmimeve që erdhi si pasojë e luftës që nisi në Ukrainë.

“Me pak blejmë, me çfarë ti blejmë. Po e ndjejmë me shume te bazat, vaji mielli buka kosi qumështi. Një Pazar i thjesht me vete 20 mije lek te vjetra, brenda ditës i harxhoj, ditës tjetër shkoj prapë. Shume keq kanë shkuar çmimet, shume shume keq. Vaji 380 leke, ja hedh gjellës me pikatore. Me pak marrim, ca te bëjmë. Pazari i thjeshte nuk behet fjale, 20 mije lek  nuk merr asnjë gjë, ja qumështi ka shkuar 190 lek”.- tha një qytetar.

Edhe produktet e bulmetit kanë shënuar rritje së fundmi në vendin tonë, duke i ven familjarët e sidomos pensionistët në pozita të vështira, pasi me të ardhurat që kanë nuk mund t’ia dalin.

“Te maresh një kile djathë është 10 mije lek kg, apo te bësh makarona me gjalp, 11-12 mije lek është në stratosferë. Nuk marr dot sasinë qe kërkoj unë por marr me pakice. Për mua bulmeti është rritur ne mënyrë absolute dhe nuk ka perse te rritet aq shume. Dita shkon 5-6 mije lek se dy veta jemi. Ne vend që të merrja 1 kg domate do marr gjysëm kg, me duhen 3 speca, 3 do marr nuk do marr 5”.– tha një qytetar

Në Shqipëri rritja e cmimit të ushqimeve ka qenë dyshifrore. Vetëm në korrik sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, ushqimet u shrenjtuan me 13.2% më shumë se korriku i vitit të kaluar. Mes grupit të ushqimeve, rritja më e fortë u vërejt për vajrat dhe yndyrnat me 30.6%.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME