Categories Lajme

Çmimi i bukës në Vlorë është rritur sot me 10 deri në 20 lekë, flasin qytetarët, dje morën 1 sot gjysmë buke

Çmimi i bukës në Vlorë është rritur sot me 10 deri në 20 lekë. Buka e cila ka kushtuar 60 lekë është shitur me 70 lekë ndërsa ajo që ka kushtuar 120 lekë është shitur me 140. Qytetarët e Vlorës shprehen të revoltuar me rritjen e çmimeve ndërsa thonë se nuk po e përballojnë dot këtë situatë. “Që dje është rritur me 20 lekë. Tani vajti 100 lekë. Kjo është vdekje unë pensionist jam”  thonë ata

Të tjerë qytetarë që deri dje kanë blerë një bukë, tanimë marrin vetëm gjysmën e saj. Në vendin tonë prej më shumë se një jave mijëra qytetarë kanë protestuar anembanë vendit kundër rritjes së çmimeve, ndërsa i kanë kërkuar qeverisë që të ndërhyjë në treg për të stabilizuar situatën ose në të kundër duke nisur nga e shtuna ata do të nisin një protestë të pandërprerë para zyrës së kryeministrit në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME