Lajme

Çmimi i lartë i naftës, protestë e fuqishme pritet të shtunën në Tiranë

Një protestë e madhe mbi çmimin e lartë dhe cilësinë e dobët të karburantit pritet të mbahet ditën e shtunë, 15 dhjetor.

Fushata për këtë protestë ka nisur në rrjetet sociale, e deri tani nuk ka asnjë organizator të deklaruar, por po cilësohet si protestë e iniciuar nga vetë qytetarët.

Protesta parashikohet të mbahet në sheshin “Shqiponja” dhe mendohet të zgjasë për rreth 3 orë.

Shumë qytetarë kanë vendosur t’i bashkohen protestës deri tani.

Nuk dihet ende nëse është marrë leja në polici për këtë tubim, por shihet se ka një interesim mjaft të madh.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close