Lajme

Çmimi i lartë i naftës, reagon kryeministri shqiptar: Është e patolerueshme…

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër lidhur me çmimin me të cilin tregtohet nafta në vend. Haradinaj shkruan se për shkak të çmimeve të larta dëmtohen direkt buxhetet  E mijëra familjeve kosovare.

Haradinaj i bën thirrje Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Ministrisë së Tregtisë, Shoqatës e Naftëtarëve dhe të gjithë mekanizmave të tjerë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta ndryshuar këtë praktikë të keqe që dëmton qytetarët.

Reagimi i Haradinajt:

Dëmtimi i padrejtë financiar i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i patolerueshëm. Kjo po ndodhë nga kompanitë që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë.

Çmimi i naftës në tregun botëror dhe rajonal është më i ulët aktualisht, derisa në tregun kosovar, operatorët nuk kanë reflektuar.

U bëj thirrje Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Ministrisë së Tregtisë, Shoqatës e Naftëtarëve dhe të gjithë mekanizmat e tjerë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta ndryshuar këtë praktikë të keqe që dëmton qytetarët tanë.

Çmimi i naftës duhet të jetë konform çmimit të tregut! Është e kuptueshme që tregu i lirë funksionon i pavarur, por kjo nuk nënkupton, në asnjë formë, dëmtimin e qëllimshëm të buxhetit të familjeve kosovare!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close