Categories Lajme

Çmimi i naftës zbret në nivelin më të ulët që nga nisja e luftës, çmimi mbetet i lartë në Shqipëri

Çmimet globale të naftës ranë të enjten në nivelet e tyre më të ulëta që nga para pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, pasi tregtarët shqetësoheshin për mundësinë e një recesioni ekonomik më vonë këtë vit që mund të përmbyste kërkesën për energji.

Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u ulën me 2,66 dollarë, ose 2,75%, në 94,12 dollarë, mbyllja më e ulët që nga 18 shkurti.

Në Shqipëri aktualisht qytetarët një litër naftë e blejnë për 221 lekë, që është çmimi i fundit i caktuar nga Bordi i Transparencës për Monitorimin e Karburanteve. Edhe pse çmimi është vazhdimisht në rënie dhe po normalizohet me çmimin e para luftës, Bordi i cilësuar si komunist nga kryeministri Edi Rama vijon të mos reflektojë duke e mbajtur çmimin ende tepër të lartë për qytetarët.

Rënia e çmimeve të naftës mund të vijë si një lehtësim për vendet e mëdha konsumatore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet në Evropë, të cilat u kanë kërkuar prodhuesve të rrisin prodhimin për të kompensuar furnizimet e ngushta dhe për të luftuar inflacionin e furishëm.

Nafta ishte rritur në mbi 120 dollarë për fuçi në fillim të vitit. Një rikthim i papritur i kërkesës nga ditët më të errëta të pandemisë COVID-19 përkoi me ndërprerjet e furnizimit që rrjedhin nga sanksionet ndaj prodhuesit kryesor Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Shitja e së enjtes pasoi një rritje të papritur të stoqeve të naftës së papërpunuar në SHBA javën e kaluar.

Stoqet e benzinës, treguesi i kërkesës, treguan gjithashtu një rritje të papritur pasi kërkesa u ngadalësua nën peshën e çmimeve të benzinës afër 5 dollarë për gallon, tha Administrata e Informacionit të Energjisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME