Categories Lajme

Çmimi i patentës 850 mijë lekë, Autoriteti i Konkurrencës rrëzon Drejtorinë e Rrugëve: Është në kundërshtim me ligjin! Jeni nën monitorim për 1 vit

Autoriteti i Konkurrencës ka rrëzuar vendimin e Drejtorisë së Rrugëve dhe subjekteve të tjera, për rritjen e çmimit të patentës në 850 mijë lekë të vjetra. Sipas vendimit, kjo rritje është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe për pasojë është e ndaluar.

Akt Marrëveshja ishte lidhur ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave”, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”.

Mirëpo, Autoriteti i Konkurrencës thotë se në përfundim të vlerësimit ligjor, u konstatua se akt marrëveshja në fjalë është e ndaluar, pasi me hyrjen në fuqi do të çojë në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg.

Si e tillë kjo Akt Marrëveshje, në kuptim të nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 9121/2003, është e ndaluar!

Nga deklaratat e zyrtarëve publikë, patenta e klasit B, më e zakonshmja që nevojitet për të drejtuar një automjet, do të dyfishohej nga 400 mijë në 850 mijë lekë të vjetra. Sipas Drejtorisë së Transportit Rrugor këto çmime mbulonin kostot reale të autoshkollave dhe shmangnin informalitetin.

Sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 970, datë 24.03.2023 vendosi:

  • Akt Marrëveshja nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, e lidhur ndërmjet palëve: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqata “Kombëtare e Autoshkollave”, Shoqata e Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vlerësohet si një akt marrëveshje në kundërshtim me nenin 4 të ligjit 9121.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
  • Monitorimin e tregut të shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi, sipas kategorisë së lejedrejtimit, dëshmisë ose çertifikatës, për një periudhë 1 (një) vjeçare.
  • Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të rëndë të konkurrencës në kuptim të nenit 74, pika 1, gërma c), të ligjit nr. 9121/2003.

Autoriteti i Konkurrencës – Njoftim Per Shtyp, 24 Mars 2023 by Newsbomb Albania on Scribd

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Qelitë janë plot!”/ Lirohen nga burgu i Drenovës dhjetëra të burgosur: Jam i dënuar për drogë…

Në burgun e Drenovës, 55 persona kanë lenë sot qelitë dhe 73 të tjerë do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Masakra e Lushnjës, burg përjetë Laert Haxhiut

Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun. Ai akuzohet për atë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshinë në një konflikt në Kukës, vetëdorëzohen 3 personat e dyshuar

Policia në Kukës njofton se tre personat e shpallur në kërkim për një konflikt të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkuan për peshkim, por rrezikuan të mbyteshin nga dallgë të larta, shpëtohen dy persona në Shëngjin

Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkuan në ndihmë 2 personave, të cilët rrezikuan të mbyteshin…

LEXO ME SHUME