Categories Lajme

Çmimi u rrit, a do të hiqet taksa e naftës? Ja reagimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama është ndalur tek kriza ekonomike që po kalon Shqipëria por edhe vendet e tjera europiane.

Në vend nafta është rritur duke kapur shifra rekord në historinë e vendit tonë, ndërsa për këtë fakt, kreu i qeverisë thotë se nuk ndërhyn dot për shkak se çmimi kontrollohet nga tregu i lirë.

Rama thekson se është absurde që të hiqen taksat e naftës, pasi sipas tij me mbledhjen e taksave qeveria po “mban me dhëmbë” çmimin e energjisë të pa rritur.

“Dëgjojmë propozime absurde për heqjen e taksës së naftës.

Kjo qeveri po mban të pa lëvizur në kushtet e një kërcimi shumë herë më të lartë të çmimit të energjisë.

Më lart sesa kërcimi i çmimit të naftës. Për familjarët dhe biznesin e vogël dhe kjo kushton çdo ditë shumë. Dhe këto kosto, përballohen fal kontributeve.

Se është kollaj të themi të heqim këto taksa. Kemi hequr nga të gjitha llojet e taksave që mundëm dhe nuk ka më çfarë të heqim. Kemi hequr taksat për biznesin e vogël apo për pagat deri në 40 mijë lekë. Kemi përgjysmuar taksat për 50 mijë lekë pagë. Nuk kemi çfarë të heqim më.”

“Po e mbajmë me dhëmbë çmimin e energjisë. Mundësia për të ndëhyrë është aty. Se nuk është si nafta që është e sipërmarrjes private” tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME